BESIR ALILI kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit U20 në mundje

BESIR ALILI kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit U20 në mundje

Vazhdojnë paraqitjet impresive të Besir Alilit në Botërorin U20 në Aman të Jordanisë, pasi mundësi nga Çairi ka arritur të kualifikohet edhe në gjysmëfinale. Në kategorinë deri më 61 kg, pas fitoreve ndaj ukrainasit Tashohlo dhe turkut Çetin, në çerekfinale erdhi edhe një triumf, kësaj here në mënyrë impresive, kundër përfaqësuesit të super fuqisë botërore në mundje, Rin Sakamoto të Japonisë. “Diamanti” nga vendi jonë, fitoj me dush ndaj Sakamotos pas vetëm një minutë e 55 sekonda dhe u plasua në gjysmëfinale, ku për një vend në finalen e madhe, gjatë kësaj dite do të takohet me Kumar Mohit nga India.

MARKETING