Besir Alili humb në gjysmëfinale, do të luftoj për medalje të bronztë

Besir Alili humb në gjysmëfinale, do të luftoj për medalje të bronztë

Pas fitoreve impresive kundër mundësave nga Ukraina, Turqia dhe Japonia, Besir Alili nuk ia doli në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në Aman të Jordanisë. Në kategorinë deri më 61 kg, kundër Kumar Mohit nga India, edhe pse ishte vazhdimisht në avantazh dhe më i mirë, gjatë raundit të dytë, Alili u mund me tuç. Edhe përkundër kësaj disfate, dita e sotme ishte e shkëlqyeshme për mundësin nga Maqedonia e Veriut, me vet plasmanin në gjysmëfinale, ndërsa nesër, kampioni i Europës për kadet, do të ketë mundesinë të luftoj për medaljen e bronztë të Botërorit dhe kategorisë deri më 61 kg.

MARKETING