Benzema rinovon edhe një vit me Realin si fitues i “Topit të Artë”

Benzema rinovon edhe një vit me Realin si fitues i “Topit të Artë”

Karim Benzema ka rinovuar kontratën me Realin e Madridit për një sezon. Klubi “merengues” ka aplikuar një rregull të pashkruar, sipas të cilit fituesi i “Topit të Artë” e zgjat automatikisht marrëveshjen me klubin.

Benzema, i cili në dhjetor do të mbushë 36 vjeç, ka arritur një marrëveshje të heshtur me presidentin Florentino Pérez, i cili e mori në vitin 2009 nga Lyoni.

Këtë e kanë konfirmuar për “AS” burime shumë të besueshme pranë klubit.

Nga ana tjetër, Benzema është i vetëdijshëm se sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit në Madrid. Francezi në çdo rast do të vazhdojë të jetë i lidhur me klubin pasi të përfundojë karriera e tij sportive.

Rinovimi i Benzemasë deri në qershor të vitit 2024, vjen nga e ashtuquajtura klauzola e Topit të Artë, një trofe që francezi e ngriti në moshën 34-vjeçare pas një karriere mahnitëse te Reali.

rancezi mori çmimin nga “France Football” pasi drejtoi Realin e Madridit drejt triumfit në Champions (14), LaLiga (35) dhe Superkupë (12), kompeticione në të cilat ai ishte edhe golashënuesi më i mirë me përkatësisht 15, 27 dhe 2 gola.

Në karrierën e tij në LaLiga, një nga rivalët që ka vuajtur më shumë Benzema ka qenë Barcelona. Në ndeshjen e fundit, në Kupën e Mbretit, ai shënoi një “hat-trick” (tregolësh) dhe la pas Raúl Gonzálezin në top-10 golashënuesit më të mirë të Realit kundër Barçës.

MARKETING