Belingam “varros” shpresat e Barcelonës për titullin, “El Clasico” i takon Realit

Belingam “varros” shpresat e Barcelonës për titullin, “El Clasico” i takon Realit

Real Madridi ka arritur që të fitojë “El Clasicon”, me rezultatin 3-2. Golin dhe fitoren që vulosën edhe kampionatin e shënoi Belingam në minutën e 90’ të takimit.
Fillimisht Christiansen i dha epërsinë Barcelonës me golin e shënuar në minutën e 16’, ndërsa dy minuta më vonë, Vinicius nga penaltia barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, Lopez, e riktheu sërish në epërsi Barcelonën, por përgjigja nga Madirdi nuk vonoi. Disa minuta më vonë, Vasquez barazoi rezultatin.
Kur të gjithë prisnin përfundimin e ndeshjes, ishte Bellingham ai që i dha fitore Realit, dhe diferencën prej 11 pikëve ndaj Barcelonës. /SHENJA/

MARKETING