Bekteshi: Nuk përjashtohet mundësia e ngrirjes së çmimeve edhe për produkte të tjera

Bekteshi: Nuk përjashtohet mundësia e ngrirjes së çmimeve edhe për produkte të tjera

Sipas të gjitha analizave nga sektori i tregtisë dhe nga Odat Ekonomike, konstatohet se shumica e kompanive përdorin maksimalisht marzhin dhe janë të bashkuar me të vetmin qëllim për të mos i ulur fitimet e tyre, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Sipas tij, pas vendimit për uljen dhe ngrirjen e çmimeve të brumërave dhe produkteve të qumështit, një masë e ngjashme mund të merret edhe për produktet e tjera ushqimore bazë.

“Sheqeri, vezët e pulës dhe orizi, për të cilat nëse nuk ulen çmimet, ndoshta edhe atje do të merren masa të ngjashme”, tha Bekteshi.

MARKETING