Bekim Fetaji: Jam optimist se kampusi i UNT-së do të përfundojë në vitin 2029

Bekim Fetaji: Jam optimist se kampusi i UNT-së do të përfundojë në vitin 2029

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetaji, në emisionin Debat në Shenja, i pyetur për kampusin e UNT-së dhe nëse është optimist se ndërtimi do të përfundoj në afatin e parashikuar, pra në vitin 2029, deklaroi se është optimist se kjo do të ndodhë dhe se për këtë ka patur zotime publike nga kryeministri dhe përfaqësues të kompanisë që kanë hedhur gurthemelin.

“Disa prej këtyre kompanive qenkan të qytetit të Manastiri, ku ne kemi disa profesorë, të cilët i njohin dhe disa e komentuan se atë që e kanë deklaruar atë ditë në hedhjen e gurthemelit, se ata kanë shumë fonde dhe nuk presin që qeveria tua lëshon fondet në kohë. Sepse ata janë të interesuar që ta përfundojnë në kohë këtë projekt ngase kanë projekte tjera”, deklaroi rektori Bekim Fetaji.

MARKETING