BE pritet të dërgojë 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake në Ukrainë

Bashkimi Europian pritet të dërgojë 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake në Ukrainë për t’u mbrojtur kundër sulmeve ruse, tha një zyrtar i lartë i BE-së në Bruksel.

45 milionë euro të tjera për trajnimin e ushtarëve ukrainas në misionin e ri të trajnimit të BE-së do të vendoset gjithashtu. Miratimi pritet nga ministrat e jashtëm të BE në një takim në Bruksel të hënën.

BE-ja ka dërguar gjashtë paketa të mëparshme të ndihmës ushtarake për financimin e armëve dhe pajisjeve për Ukrainën me vlerë 3.1 miliardë euro në total.

Financat vijnë nga një fond i ri i BE-së për të rimbursuar vendet anëtare për furnizimin e partnerëve të BE-së me armë ose pajisje. Fondi fillimisht ishte i kufizuar në 5 miliardë euro, por mori një shtesë prej 2 miliardë eurosh në dhjetor.

MARKETING