BE-ja miraton paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

BE-ja miraton paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë në përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës.

Kështu ka njoftuar sonte përmes rrjeteve sociale presidenca suedeze e BE-së.

“Së bashku, vendet anëtare të BE-së kanë vendosur sanksionet më të forta dhe më të gjera ndonjëherë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën”, shkruan në deklaratën e presidencës suedeze.

“BE qëndron e bashkuar me Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, për aq kohë sa të duhet”, shkruan më tutje në njoftim.

Paketa përfshin kufizime më të mëdha të eksportimit të mallrave për përdorim të dyfishtë, si dhe masa kundër subjekteve që mbështesin luftën, përhapin propagandë ose dërgojnë dronë në Rusi.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

MARKETING