BDI: Sot Rojkind dhe Osmani prezantojnë “Vizionin Çair 2040”, rilindjen urbanistike të Çairit

BDI: Sot Rojkind dhe Osmani prezantojnë “Vizionin Çair 2040”, rilindjen urbanistike të Çairit

Sot në orën 18:00, në Muzeun e Artit Bashkëkohor, kandidati për Çair, Bujar Osmani, dhe arkitekti botërisht i njohur Michel Rojkind do të prezantojnë “Vizionin Çair 2040”, një plan, siç thuhet në njoftimin e BDI-së, gjithëpërfshirës, guximtar dhe transformues për zhvillimin e Çairit.

MARKETING

Description of image

“Për herë të parë në histori, Çairi merr një vizion të qartë dhe afatgjatë, një strategji dhe një plan zhvillimi që vendos në radhë të parë nevojat e qytetarëve. Plani parashikon infrastrukturë moderne të komunikacionit, sheshe të reja, parqe të gjelbra, hapësira publike dhe ambiente të sigurta për jetesë, lëvizje dhe shoqërim. Çairi fiton një të ardhme që i takon”, thuhet në njoftim.

Vizionin, vijon më tej njoftimi, e ka përpunuar në bashkëpunim me njërin prej arkitektëve më të njohur në botë, vizionarin meksikan Michel Rojkind dhe ekipin e tij, përvoja e të cilëve me transformime urbane anembanë botës tani po ndërtohet në zemrën e komunës sonë.

“Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për Çairin, me një plan që jo vetëm i zgjidh problemet kyçe, por ia kthen krenarinë mahallës sonë dhe i jep vlerë dhe të ardhme të re. Sot nisim bashkë ta ëndërrojmë dhe ta ndërtojmë Çairin e së ardhmes”.

MARKETING