BDI shpërthen ndaj VMRO-DPMNE-së: Parti kriminale, sinonim i korrupsionit, në garë të ashpër me Levicën kush do të jetë partia më antishqiptare

BDI i ka reaguar VMRO-DPMNE-së në një komunikatë duke e quajtur atë si organizatë kriminale e vërtetuar kjo nga gjykata. Nga BDI, thonë se kjo parti është në garë të vdekur raciste me Levicën se kush do jetë parti më antishqiptare.

Ja dhe komunikatë e plotë:

VMRO DPMNE e Hristijan Mickoskit është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata, por edhe pa këtë, nuk ka qytetar në vendin tonë që nuk e di, edhe anëtarët e VMRO DPMNE-së e dinë se korrupsioni dhe krimi i organizuar në vendin tonë është shpikur dhe perfeksionuar nga VMRO DPMNE.

Djali i graduar nga babai i tij në fakultet, Hristijan Mickoski, partner ideologjik i Dodikut, Janshës, Orbanit dhe Apasiev-it, dhe hidrobiznesmen politik, bashkëpunëtor me ish zëvendësit e tij dhe elementet anti-NATO dhe anti-BE në shoqërinë tonë, nuk ka kredibilitet, as mbështetje për të folur e akuzuar për korrupsion, as për të ardhmen e vendit tonë që po e mbah peng dhe po e bllokon.

VMRO DPMNE është sinonim i korrupsionit, të konfirmuar nga vetë kryesuesit e partisë para Gjykatës, të vërtetuar nga gjykata dhe me pasuri të konfiskuar plotësisht nga shteti. Këtë e ka konfirmuar Danella Arsovska. Këtë e di çdo qytetar në Maqedoninë e Veriut. I gjithë komuniteti ndërkombëtar e di këtë.

VMRO DPMNE dhe Mickoski janë sinonim i bllokadës. Bllokon Kuvendin, komunat, Qeverinë, të gjitha projektet dhe mbarë vendin. Ky është korrupsioni i vërtetë.

VMRO DPMNE dhe Mickoski janë sinonim i pengmarrjes. Nuk ka korrupsion më të madh sesa VMRO DPMNE të mbajë peng qytetarët e saj dhe të ardhmen e tyre evropiane.

VMRO DPMNE është në një garë të vdekur raciste me Levicën se kush do jetë parti më antishqiptare. Edhe Mickoski edhe Apasiev i shohin shqiptarët vetëm si shërbëtorë, si qytetarë të dorës së dytë, shqiptarë që nuk lejohen të jenë në poste të larta shtetërore dhe ata që janë në ato pozita, i sulmojnë menjëherë me shpifje, gënjeshtra, trillime, pa asnjë fakt dhe argument.

Sulmet e koordinuara të Levicës ndaj shqiptarëve synojnë të fshehin edhe vendimin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut nga Strasburgu për krimin dhe korrupsionin e VMRO DPMNE-së, të konfirmuar nga e gjithë bota.

VMRO DPMNE dhe Levica janë të vetmuara në botën e tyre të korrupsionit dhe pengmarrjes, do të qëndrojnë në opozitë edhe për një kohë të gjatë sepse nuk kanë përkrahje dhe as partner, as vendor e as ndërkombëtar.

MARKETING