BDI: Anketa e sotme tregoi se vullneti i popullit nuk mund të injorohet, koha për zgjedhje të parakohshme!
Sot mediat publikuan një sondazh të besueshëm që tregon se BDI ka pothuajse dyfish më shumë mbështetje sesa të gjitha partitë shqiptare të përzgjedhura nga VMRO- DPMNE për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë së bashku, theksojnë nga BDI.
“Ky sondazh dëshmon qartë se kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe se vullneti i popullit nuk mund të shkilet apo të injorohet.
Është koha që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse vetëm përmes një mandati të ri mund të rikthehet besimi i qytetarëve dhe drejtësia demokratike”, thuhet në kumtesën e BDI-së.