Trafiku në Ngushticën e Hormuzit bie, rritet aktiviteti në Ngushticën Bab el-Mandeb
Aktiviteti detar ka shfaqur një prirje të pabarabartë në pikat kryesore strategjike detare, pasi numri i anijeve që kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit ka shënuar rënie, ndërsa Ngushtica Bab el-Mandeb po përjeton rritje të lëvizjes së mjeteve lundruese, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave të platformën ndërkombëtare të monitorimit detar MarineTraffic, trafiku nëpër Ngushticën e Hormuzit ra në vetëm gjashtë kalime të konfirmuara, duke shënuar një ulje prej 60 për qind krahasuar me një ditë më parë.
Pesë nga gjashtë anijet ndoqën Skemën e Njëanshme Iraniane të Lundrimit, duke theksuar se trafiku vazhdon të përqendrohet përgjatë kësaj rruge të veçantë.
Ndërkohë, Ngushtica Bab el-Mandeb regjistroi 49 kalime të konfirmuara, ku përfshiheshin pesë anije nën sanksione, 11 anije të të ashtuquajturës “flotë në hije” dhe katër kalime të padeklaruara.
Disa anije që më herët kishin ndryshuar drejtimin e lundrimit në Gjirin e Adenit dhe në Detin e Kuq, më vonë përfunduan kalimin e tyre, ndërsa disa të tjera vazhduan të qëndrojnë në pritje.

