VLEN: Pranë qytetarëve të Gostivarit, vazhdojmë mbështetjen me shpërndarjen e ujit të pijshëm

VLEN: Pranë qytetarëve të Gostivarit, vazhdojmë mbështetjen me shpërndarjen e ujit të pijshëm

VLEN ka njoftuar se, përmes Forumit Rinor, ka organizuar një aksion humanitar për sigurimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm për familjet e prekura nga kriza e furnizimit me ujë në Gostivar.

MARKETING

Description of image

Sipas njoftimit, aksioni synon t’u dalë në ndihmë qytetarëve që po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa theksohet se solidariteti dhe përgjegjësia ndaj komunitetit mbeten ndër vlerat kryesore të koalicionit.

“Në momente sfiduese, angazhimi ynë nuk mbetet vetëm në fjalë, por shndërrohet në veprime konkrete në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Koalicioni shpreh gjithashtu pritjen që institucionet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë të pijshëm në Gostivar.

Në fund të njoftimit, VLEN falënderon aktivistët dhe vullnetarët që morën pjesë në aksion, duke vlerësuar kontributin e tyre dhe duke theksuar se solidariteti mbetet forca kryesore në përballimin e situatave të vështira.

MARKETING