Bastisje në Strugë, arrestohet një 20-vjeçar për posedim të lëndëve narkotike

Bastisje në Strugë, arrestohet një 20-vjeçar për posedim të lëndëve narkotike

Është ndaluar një 20 vjeçar, banues në fshatin Veleshtë të Strugës, të cilit i është gjetur drogë, njofton MPB Maqedoni.

“Me datë 27.04.2023, zyrtarë policorë të Stacionit Policor të Strugës kanë privuar B.V.(20) nga fshati Veleshtë, Strugë”.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe tre grirëse me mbetje marihuane”.

“Personi është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës kundër tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING