Bashkimi mundet në shtëpi nga Skopje

Bashkimi mundet në shtëpi nga Skopje

Bashkimi ka pësuar një humbje të papritur në shtëpi, duke u mposhtur 1:2 nga Skopje, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në elitë. Kumanovarët, që synonin të arkëtonin pikët e plota, u befasuan në pjesën e dytë, kur Viktor Angelov realizoi dy gola për mysafirët. Bashkimi tentoi të rikthehej në lojë dhe arriti të shënonte përmes Mirçevskit, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 1:2. Në ndeshjen tjetër të ditës, Shkëndija e Haraçinës dhe Bregallnica u ndanë në barazim pa gola.

MARKETING