Goce Sedlloski, nuk është më seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë

Goce Sedlloski, nuk është më seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë

Goce Sedlloski, nuk është më seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë. Këta e ka njoftuar zyrtarisht Federata e Futbollit të vendit tonë. Ndarja vjen pas rezultateve të padëshiruara në Ligën e Kombeve, ku ekipi përfaqësues i vendit përfundoi pa asnjë pikë. Federata e Futbollit të Maqedonisë i ka dërguar një mesazh falënderimi Sedloskit për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës si përzgjedhës. Nga FFM theksojnë se vendimi për ndarjen është marrë në interes të të dyja palëve, si të përfaqësueses ashtu edhe të Sedlloskit, pa ushtruar presion të mëtejshëm dhe pa komente negative ndaj një njeriu që ka lënë gjurmë të rëndësishme në futbollin e vendit tonë. Goce Sedlloski mori drejtimin e Maqedonisë pak më pak se një vit më parë. Ai e drejtoi përfaqësuesen A në ndeshjet e balotazhit për Botërorin 2026, e më pas edhe në Ligën e Kombeve, por nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore në dhjetë ndeshje, ndërsa reprezentuesit shënuan vetëm një gol. Maqedoninë e Veriut tani e pret ndeshja e balotazhit për mbijetesë në Ligën B, në një përballje me dy ndeshje kundër Qipros. Në këto takime, përfaqësuesja do të drejtohet nga një përzgjedhës i ri.

MARKETING