Bashkimi merr fitoren e parë të sezonit, mposht Skopjen

Bashkimi merr fitoren e parë të sezonit, mposht Skopjen

Bashkimi ka regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, pasi në transfertë mposhti Skopjen me 1-2, raporton SHENJA.

MARKETING

Description of image

Skuadra nga Kumanova, pas pesë humbjeve radhazi, mori pikët e para të sezonit. Antonio Da Silva shënoi për 0-1, ndërsa Adiz Murati dyfishoi epërsinë pas pushimit.

Skopja reagoi përmes Ali Ademit, i cili realizoi nga penalltia për 1-2, por vendasit nuk arritën të barazonin. Ndeshja ishte e tensionuar, me tetë kartonë të verdhë të dhënë nga gjyqtari Jovan Kaçevski.

Në minutat e fundit, Skopja pati disa mundësi të mira për të barazuar rezultatin, por mbrojtja e Bashkimit arriti ta ruajë epërsinë. Kjo fitore është një shtysë e rëndësishme për skuadrën kumanovare pas një starti të vështirë të sezonit. /SHENJA/

 

MARKETING