Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola
Barcelona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1 në udhëtim ndaj Gironës në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit spanjoll.
Një gabim i mbrojtjes së Gironës bëri që Lamine Yamal të gjendet para një mundësie të mirë shënimi, të cilën e shfrytëzoi në maksimum duke realizuar nga afërsia për 1-0.
Të besuarit e Hansi Flick nuk u ndalën as në pjesën e dytë duke shënuar edhe dy herë të tjera, ndërsa Girona arriti vetëm ta ngushtojë rezultatin me një gol.
Fillimisht ishte Dani Olmo ai i cili nga një kënd mjaft i papërshtatshëm arriti që të realizojë për rezultatin 3-0.
Pas Olmos radha i erdhi Pedrit i cili në minutën e 64-të pranoi një top të mirë brenda zonës duke çuar topin në rrjetë për 4-0.
Gjithçka që Girona mund të bënte në këtë sfidë ishte një gol i Christian Stuanit në minutën e 80-të i cili realizoi për 4-1 pas asistimit të Portus.
Me këtë fitore Barcelona vazhdon si lider në La Liga me 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Girona renditet në pozitën e shtatë me po aq pikë.