Bajerni në finalen e parakohshme të Champions, Eberl: E gjithë Gjermania po na mbështet në Paris

Bajerni në finalen e parakohshme të Champions, Eberl: E gjithë Gjermania po na mbështet në Paris

Drejtori sportiv i Bajernit, Maks Eberl, ka theksuar entuziazmin e madh para udhëtimit të skuadrës drejt Parisit.

“Shumë njerëz që takon, qoftë në restorant apo duke shëtitur qenin, janë të gjithë duke e pritur këtë ndeshje,” tha Eberl. “Shumë nga kolegët e mi në Bundesliga na kanë uruar fat. Kështu që mendoj se e gjithë Gjermania po na mbështet në Paris.”

Ai shtoi se për të kjo është një përballje krejtësisht e barabartë. “Është një ndeshje ku detajet e vogla do ta vendosin rezultatin: vendimet, ndoshta edhe ato të gjyqtarit, apo vendimet e lojtarëve në fushë.

Të dy skuadrat janë të nivelit të lartë në sulm. Të dyja luajnë një presing shumë intensiv. Të dyja mbrohen shumë mirë. Do të jetë jashtëzakonisht interesante të shihet si do të zhvillohet kjo përballje,” shtoi ai.

MARKETING