Avionët luftarakë izraelitë godasin Gazën

Avionët luftarakë izraelitë godasin Gazën

Avionët luftarakët izraelitë kanë vendosur në objektivin e tyre me raketa disa pika në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Sipas agjecisë zyrtare palestineze të lajmeve (Wafa), avionët luftarakë të Izraelit sulmuan me tre raketa një zonë në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Në zonën e vendosur në objektivin e sulmit shpërtheu zjarr dhe u shkaktuan dëme materiale në vendbanimet civile në afërsi.

Gjithashtu në një sulm të dytë të kryer me dy bomba në zonën Sheikh Ajleen në pjesën jugperëndimore të qytetit janë shkaktuar dëme materiale.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan edhe një pikë në veri të qytezës Beit Lahia dhe tokat bujqësore në qendër dhe veri të Gazës.

Ndërkohë nuk është ndarë informacion për jetë të humbura ose të plagosur si pasojë e sulmit.

Mbrëmë nga zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite u njoftua se nga Gaza ishte lëshuar një raketë dhe se ajo u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite.

Ministri i Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir deklaroi se ka kërkuar takim urgjent nga kabineti për të vlerësuar mënyrën e reagimit kundër raketës së lëshuar nga Gaza.

MARKETING