Astrit Iseni: Avancuam 428 shqiptarë në MPB, mbi 100 punësime në sektorin e policisë

Astrit Iseni: Avancuam 428 shqiptarë në MPB, mbi 100 punësime në sektorin e policisë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA” për punën e bërë dhe avancimet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë dy viteve e gjysmë të fundit.

MARKETING

Shik.mk

Iseni tha se, përmes angazhimit të tij, janë avancuar 428 zyrtarë policorë shqiptarë, duke e cilësuar këtë si një rezultat rekord.

“Unë i respektoj perceptimet e qytetarëve, por njëkohësisht i ftoj qytetarët që të shohin punët që i kemi bërë gjatë këtyre dy viteve e gjysmë. Me zërin tim u avancuan 428 shqiptarë, zyrtarë policorë, që është rezultat rekord për dy vite, që nuk ka qenë asnjëherë”, deklaroi Iseni.

“Unë i respektoj percepcionet e qytetarëve, por njëkohësisht i ftoj qytetarët që të shohin punët që i kemi bërë gjatë këtyre dy viteve e gjysmë. Me zërin tim u avancuan 428 shqiptarë, zyrtarë policorë, që është rezultat rekord për dy vite që ska qenë asnjëherë. Mbi 50 punësime në shërbimet administrative, mbi 100 punësime te zyrtarët policorë. Kabineti im inicioi që të hapet “One Stop Shopi, në Bllacë dhe Jazhincë, në Republikën e Kosovës dhe shumë shpejt presim që të bëhet hapja solemne edhe me One Stop Shopin me Shqipërinë në “Qafë Thanë” dhe “Bllatë”. Jemi në pritje edhe në hapje të One Stop Shopit në Bellanocë dhe gjithashtu gjatë këtij mandate kemi bërë hapjen e 8 njësive të shërbimeve administrative prej të cilave 5 njësi të shërmbimeve administrative janë në vendet rurale”, deklaroi Iseni. /SHENJA/

MARKETING