ASHMAA shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçani: Mediat të kenë kujdes gjatë raportimit!

ASHMAA shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçani: Mediat të kenë kujdes gjatë raportimit!

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale shpreh keqardhje të thellë lidhur me tragjedinë në diskotekën në Koçan.

Duke qenë se bëhet fjalë për një tragjedi me përmasa të mëdha, në të cilën ka edhe viktima njerëzore, Agjencia u bën thirrje mediave që të jenë veçanërisht të kujdesshme gjatë raportimit, me qëllim që të respektohet dinjiteti i viktimave dhe të mos shkaktohet dhimbje shtesë për familjet e tyre. Për këto arsye, informacionet që do të publikohen duhet të jenë të sakta dhe të verifikuara, dhe nëse ato nuk mund të konfirmohen ose bëhet fjalë për supozime, kjo duhet të theksohet qartë.

Mediat duhet të kujdesen me përgjegjësi maksimale për të ruajtur ekuilibrin ndërmjet të drejtës së publikut për t’u informuar dhe respektimit të dhimbjes dhe pikëllimit personal, duke shmangur publikimin e skenave/ fotografive/ videove eksplicite nga ngjarja, pra të respektojnë rreptësisht standardet profesionale dhe etike. Në rast të publikimit të përmbajtjeve të ndjeshme, ato duhet të shoqërohen me paralajmërim përkatës vizual dhe/ose akustik.

Gjithashtu, mediat duhet të përshtatin programin/ përmbajtjet e tyre të përgjithshme dhe të transmetojnë/ publikojnë materiale që janë të përshtatshme për një ngjarje të tillë.

MARKETING