ASH: Qeveria i ka lënë gratë pa skrining funksional për kancerin e gjirit

ASH: Qeveria i ka lënë gratë pa skrining funksional për kancerin e gjirit

Derisa në vendet e zhvilluara programet për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit zgjerohen, në Maqedoninë e Veriut gratë përballen me një sistem jofunksional, vonesa dhe pasiguri’’, thekson ASH-së përmes një komunikate për media

MARKETING

Description of image

Për ASH-në institucionet kanë për detyrë ta bëjnë skriningun të qasshëm dhe funksional për çdo grua.

‘’Kur bëhet fjalë për kancerin, çdo muaj i humbur mund të ketë pasoja të rënda. Zbulimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësinë për trajtim të suksesshëm, ndërsa institucionet kanë për detyrë ta bëjnë skriningun të qasshëm dhe funksional për çdo grua’’, thotë ASH.

Kjo parti kërkon që Ministria e Shëndetësisë urgjentisht të sigurojë funksionimin e plotë të skriningut të kancerit të gjirit, termine të rregullta dhe rezultate pa vonesa.

Me shëndetin dhe jetën e grave nuk guxon të luhet. Qeveria duhet të veprojë, jo të heshtë, kritikon ASH.

MARKETING