ASH e Ziadin Selës: Organizatori i protestës së dhunshme për kishën – shok i afërt i Taravarit

ASH e Ziadin Selës: Organizatori i protestës së dhunshme për kishën – shok i afërt i Taravarit

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Aleancës për Shqiptarët nga radhët e Ziadin Selës:

Organizatori i protestës së dhunshme për kishën e Gallatës, shok i afërt i Taravarit dhe Limanit
Dushko Pavllovski ishte njëri ndër organizatorët kryesor të aksionit për uzurpimin e pronës afër kishës së Gallatës dhe protestës së dhunshme që u mbajt dje në Komunën e Vrapçishtit ku bashkë me simpatizantë të tjerë të VMRO-së tentuan të hyjnë me dhunë në kabinetin e kryetarit, Isen Shabani duke lëshuar edhe kërcënime ndaj tij. Ai për këto arsye ishte edhe njëri nga dy të arrestuarit pasi me forcë i kishin rrezistuar edhe policisë që kishte ardhur në vend për të siguruar rendin publik.

Skenaret e këtilla për ngritje të tensioneve tanimë janë letër e lexuar e VMRO-së dhe Qeverisë monoetnike e cila kohë pas kohe, ashtu si në Kodrën e Diellit, tenton të mbjell kryqa dhe kisha edhe në vendvanime të tjera. Por, ajo që duhet t’i sqarohet opinionit është cila ka qenë lidhja dhe roli në këtë skenar i Arben Taravarit dhe pasardhësit të tij në krye të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Me këtë të fundit, Pavllovski ka publikuar fotorafi ku tregon afërsinë e ngushtë që kanë dhe mund të shihet qartë se bëhet fjalë për raporte të fuqishme mes dy personave në fjalë. Ndërkohë për qytetarët e Gostivarit është fakt i njohur edhe lidhja e ngushtë e Taravarit me Pavllovskin shumë kohë më parë.

Andaj, kërkojmë urgjentisht nga Taravari që t’i përgjigjet opinionit të gjërë në disa pyetje edhe atë:
– Cila është arsyeja e afërsisë së Taravarit dhe Limanit me militantin e dhunshëm të VMRO-së?
– Cili është roli i Taravarit dhe Limanit në skenarin për uzurpimin ilegat të pronës afër kishës dhe ngritjen e kryqit në atë lokacion.

– Cili është interesi i Taravarit dhe grupit të tij për të inskenuar incidente dhe tensione ndëretnike?
– Deri kur Taravari do ti shërbejë agjendave të errëta antishqiptare dhe do të sakrifikojë shqiptarët për interesat e tij të ngushta, ashtu siç sakrifikoi edhe partinë e tij, për tu bërë ministër pa legjitimitet?

Ju bëjmë thirje dyshes Taravari-Mickoski që të heqin dorë nga çdo skenar, sepse tanimë janë zbuluar dhe është e kotë çdo tentativë për të njëllosur shqiptarët e për t’i futur ata në zjarr për intesat e ngushta grupore. Hiqni dorë nga destabilizimi dhe mos provoni të shkoni kundër vullnetit të popullit. Nëse Taravari i ka borxh dikujt atëherë, mund ta ofrojë oborrin e vetë për kishë e kryq, por asesi pronën publike të qytetarëve e aq më pak të vendos në rrezik jetën e bashkëpartiakut të dikurshëm. Cili është çmimi i kësaj tradhëtie që Taravari po i bën Isen Shabanit, ish partisë së tij dhe qytetarëve shqiptarë?
– Aleanca për Shqiptarët –

MARKETING