ASH e Selës: Arben Taravari i la pa vendime punonjësit shëndetësor

ASH e Selës: Arben Taravari i la pa vendime punonjësit shëndetësor

Aleanca për shqiptarët krahu i Ziadin Selës ka reaguar për shkarkimin e shqiptarëve nga puna në sektorin e shëndetësisë. Sipas tyre ministri jolegjitim i Shëndetësisë, siзe quajtë ata Arben Taravari është fajtori kryesor që qindra shqiptarë në klinika dhe spitale të ndryshme në mbarë vendin sot ngelin në rrugë dhe ju ndërpriten kontratat. Ata sqarojnë se gjatë kohës kur Aleanca për Shqiptarët ishte në Qeveri, ministrat e tyre propozuan dhe kaluan vendimin për shpalljen e konkursit për mbi 1 100 të punësuar në shëndetësi, me të cilin parashihej që të punësuarit me kontrata të marrin vendime të përhershme pune.

 

ASH E SELËS

“Këtë konkurs e procesoi ish ministri, Ilir Demiri deri në fazën e fundit të testimit dhe intervistave. Me ardhjen e Taravarit në krye të ministrisë, ai nga kabineti i tij lëshoi një email tek të gjitha institucionet për të ndërprerë procedurën e realizimit të konkurseve, ndërsa menjëherë filloi edhe me shkarkimin dhe ndërimin e drejtorëve, për të realizuar sa më lehtë këtë skenar”.

 

Nga Aleanca  e Selës sqarojnë se  në letrën lëshuar institucioneve shëndetësore, Taravari shkruan se do të pasojnë aktivitete të tjera, ndërsa siз thonë ata, jemi dëshmitarë se aktivitetet e vetme që pasuan ishin ndërprerja e kontratave për të punësuarit shqiptarë dhe zëvendësimi i tyre me aktivistë të VMRO-së dhe ZNAM-it.

Me këtë vendim, thuhet në reagim, Taravari e konfirmoi se të vetmin mision ka inplementimin e projektit të Qeverisë monoetnike për deshqiptarizimin e shëndetësisë.

MARKETING