“Asani nuk ka luajtur, prandaj nuk u grumbullua”/ Maran: Ndryshimet në Kombëtare do të jenë graduale
Tekniku italian, Rolando Maran, u ndal te ndryshimet në Kombëtaren shqiptare.
Ai u shpreh se baza është aty, por ndryshimet do të vijnë në mënyrë graduale, në dobi të ekipit kuqezi.
“Qëllimi është të kemi një mbrojtje me 4 lojtarë dhe të kemi tre lojtarë më shumë ofensivë. Nuk duhet t’i paraprihem një zgjedhje që mund të bëjë blof në momente të caktuara. Duhet të shoh lojtarët, pastaj të vendos për modulin.
Nuk do të ishte e drejtë të thoja emra. Duhet të jetë e qartë që të gjithë të kenë mundësinë të kenë një qasje te Kombëtarja. Prandaj nuk mund të them emra specifikë.
Jasir Asani nuk është pjesë e listës, sepse nuk po luan. Ka kohë që është ndaluar kampionati dhe nuk luan. Do të ishte e vështirë për të që të vinte në këto ndeshje. Ndërsa sa i përket lojtarëve të tjerë, ndoshta nuk do të ketë minuta për të gjithë, por do t’i shoh në stërvitje.
Me aq sa kam parë, do të ketë një material të mirë bruto me të cilin do të punojmë. Në lidhje me impresionin e parë të punës, nuk mendoj se kam moment më të mirë për të qenë i lumtur me këtë punë. Kam një dëshirë shumë të madhe për të arritur qoftë edhe ato objektiva të vegjël.
Ka një bazë të lojtarëve të cilët kanë bërë mirë edhe me trajnerin Sylvinho. Ndryshimet duhet të jenë graduale. Po marrim për shembull kapitenin Gjimshitin. Është një bllok që mund të ketë ndryshime dhe ndryshimet të jenë në favor të Kombëtares”, u shpreh Maran.

