Arsyeja e vërtetë pse Perez po e mban sekret emrin e yllit 150 milionë eurosh që do të transferojë këtë verë

Arsyeja e vërtetë pse Perez po e mban sekret emrin e yllit 150 milionë eurosh që do të transferojë këtë verë

Florentino Perez ka bërë të ditur se të martën do të zbulojë emrin e yllit të madh, për të cilin ka përgatitur një ofertë prej 150 milionë eurosh. Edhe pse janë përmendur disa emra nga mediet si Michael Olise, Enzo Fernandez, Vitinha, Alexis Mac Allister, Joao Neves, etj, ende nuk dihet realisht se kush është në të vërtetë. Ka dy arsye të thjeshta për Perez nuk e publikon dot para të martës këtë emër. Së pari, kjo gjë e ndihmon në zgjedhjet presidenciale të së dielës dhe rrit më shumë avantazhin e tij ndaj kandidatit tjetër, Enrique Riquelme. Së dyti që është edhe arsyeja më e rëndësishme, oferta duhet të bëhet në cilësinë e tij si president zyrtar i Real Madridit dhe t’i komunikohet zyrtarisht klubit që aktualisht ka kartonin e lojtarit në fjalë. Mosndjekja e kësaj procedure mund t’i kushtojë shtrenjtë Perezit dhe të ndëshkohet për thyerjen e rregullores së FIFA-s.

MARKETING