Arsimi – Shkupi hapin xhiron e 29-të në Ligën e Parë
Dueli Arsimi – Shkupi do të hap xhiron e 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kjo xhiro starton nesër, me ndeshjen që do të zhvillohet në Gostivar, aty ku përballë njëra tjetrës do të jenë dy skuadrat shqiptare. Arsimi shihet favorit kundrejt Shkupit që tashmë sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Dytë, teksa te skuadra nga Çegrani nuk kanë drejtë për gabime në luftën për mbijetesë. Ndeshja ndërmjet Arsimit dhe Shkupit do të zhvillohet nesër nga ora 12:00.
Xhiroja e 29-të vazhdon për vikend, aty ku të shtunën luhen dueli Makedonija Gjorçe Petrov – Rabotniçki, teksa të dielën Vardari përballet me Tikveshin dhe Brera me Pelisterin. Të hënën mbyllet xhiroja me dy takime si Shkëndija – Bashkimi dhe Struga – Sileksi. /SHENJA/

