Arsimi merr fitore të madhe kundër Pelisterit
Skuadra e Arsimit ka marrë tre pikë të rëndësishme në kampionat, pasi mundi Pelisterin me një gol të vetëm në Gostivari në duelin e vlefshëm për xhiron e 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Heroi i Arsimit në këtë duel rezultoi të jetë, Dardhishta që shënoi golin e vetëm dhe të fitores, një minutë para fundit të pjesës së parë. Me këtë fitore, Arsimi grumbullon 35 pikë dhe ndodhet në pozitën e 7-të të tabelës, teksa Pelisteri mbetet me 26 pikë në zonën e balotazhit. Xhiroja e 27-të do të mbyllet me duelin e fundit që do të luhet gjatë ditës së sotme ndërmjet Brerës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit.

