Arrihet marrëveshja për Mudryk, Chelsea do të paguajë rreth 90 mln paund për ukrainasin
Chelsea ka arritur marrëveshjen me Shakhtar Donetsk për afrimin e Mykhailo Mudryk.
Përfaqësuesit e Chelsea, drejtorin sportiv, Paul Winstanley dhe një anëtar i lartë i bordit, udhëtuan në Turqi për të zhvilluar bisedime ballë për ballë me Shakhtar Donetsk, ku klubi ukrainas po zhvillon një kamp stërvitor.
Palët kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar për një shifër që shkon në rreth 90 milionë paund.
“Blutë” e Londrës do të paguajnë 62 milionë paund për transferimin e lojtarit dhe bonuse që shkojnë në rreth 26 milionë paund.
Në rrjetet sociale klubi i Chelsea shkruan: “Koha për të ndjekur Mudryk në Instagram.”