Arjanit Hoxha: Ne duam që të respektohet vullneti i qytetarëve të cilët e shprehën më 8 maj

Arjanit Hoxha: Ne duam që të respektohet vullneti i qytetarëve të cilët e shprehën më 8 maj

Fronti Evropian sot është mbledhur në Tetovë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, se ata do të analizojnë situatën politike dhe të miratojnë deklaratën politike.
Arjanit Hoxha nga Partia Demokratike Evropiane tha se fakti që janë tubuar në këtë formë dëshmon për seriozitetin në të cilën gjenden shteti ynë.
“Ne duam që të respektohet vullneti i qytetarëve të cilët e shprehën më 8 maj dhe çdo devijim nga ky vullnet që nëpërkëmbë legjitimitetin politik edhe të Frontit edhe të komuniteteve që janë pjesë e Frontit do të ishte me të vërtetët i vështirë për të përballuar nga cdo kush. Prandaj e jap zotimin tim si kryetar partie që i qëndrojmë çdo vendimi që do të merret këtu dhe vazhdojmë betejën për mbrojtjen e votës dhe legjitimitetit të shqiptarëve”, ka deklaruar Arjanit Hoxha, raporton SHENJA.

MARKETING