Arbër Ademi: Pas Marrëveshjes së Ohrit, kapitali më i madh politik i BDI-së është Ligji për gjuhën shqipe
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se në protestën e parë të studentëve për çështjen e jurisprudencës ka patur përfaqësues nga të gjitha partitë politike, ndërsa sipas tij, kanë munguar vetëm Stoilkoviqi, Fillkovi dhe VLEN-i.
Arbër Ademi tha se kjo çështje, pra e jurisprudencës, është e rregulluar.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve e parasheh këtë çështje. Ju i dini rrethanat në të cilat e kemi sjell këtë ligj, në kushte të jashtëzakonshme. Ju e dini se VMRO-DPMNE edhe fizikisht ka tentuar, ka provokuar që të mos lejojë ligjin e një ligji të tillë”, tha Ademi.
Arbër Ademi tha se nëse ka BDI një kapital të madh politik pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit është miratimi i Ligjit për gjuhën shqipe.
Arbër Ademi mes tjerash tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar rëndë, në momentin kur ka deklaruar se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

