Arben Fetai: Sa dënime janë shqiptuar për brohorimat “shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur”??

Arben Fetai: Sa dënime janë shqiptuar për brohorimat “shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur”??

Zëvendës kryeministri Arben Fetai ka reaguar në lidhje me incidentet e fundit më përdhosjen e flamujve në RMV.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Fetait:

Djegia e flamujve maqedonas dhe shqiptarë natën e kaluar është vepër qyqare që tregon një rritje të rrezikshme të mosdurimit dhe ekstremizmit. Aktet e tilla të urrejtjes dhe ndarjes dëmtojnë stabilitetin e vendit tonë dhe rrezikojnë të ardhmen tonë shoqëri multi-nacionale.

Por problemi është më i thellë se këto incidente të izoluara. Gjuha e urrejtjes dhe ekstremizmi kanë depërtuar që moti në shumë segmente të shoqërisë, duke nxitur më tej ndarjen dhe mosdurimin. Sa dënime janë shqiptuar deri më tani për ekstremistët që kërkojnë dhoma gazi për shqiptarët apo brohorisin shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur?

Ky mjedis i shpifur nxitet nga politikanë ekstremistë dhe të korruptuar, aktorë destabilizues të cilët manipulojnë dhe indoktrinojnë qytetarët për interesat e tyre personale.

Ne duhet të refuzojmë së bashku ekstremizmin dhe të kërkojmë llogaridhënie për çdo krim të gjuhës së urrejtjes apo mosdurimit në baza kombëtare. Drejtësia duhet të jetë e verbër, e paanshme dhe shembullore – llogaridhënia selektive vetëm se thellon ndasitë dhe prodhon më shumë urrejtje.

Vetëm përmes drejtësisë, respektit të ndërsjellë dhe unitetit kundër ekstremistëve mund të ruajmë të ardhmen e vendit tonë. Është koha për të zëvendësuar urrejtjen me dialog dhe për të mbajtur përgjegjës aktorët ekstremistë dhe destabilizues.

MARKETING