Arbeloa optimist: I kemi mundësitë për përmbysjen ndaj Bayern
Real Madrid synon përmbysjen në Champions, pas humbjes 1-2 ndaj Bayern në ndeshjen e parë. Në konferencë për shtyp, trajneri i Los Blancos, Arbeloa u shfaq optimist.
“Para së gjithash, ne jemi Reali i Madridit. Nëse ka një ekip që vjen në këtë stadium për të ndryshuar gjërat, jemi ne. Ne jemi një ekip që nuk dorëzohet kurrë, ekipi me 15 Champions League.
Duhet të përmirësojmë shumë aspekte të lojës sonë. Është e rëndësishme të shfrytëzojmë rastet që na vijnë, sepse nuk do të kemi aq shumë sa në ndeshjen e parë. Është çështje besimi. Duhet të luajmë shumë mirë”.

