Anglia tregon forcën e pretendentes, mposht Kroacinë në ndeshjen më të bukur të Botërorit

Anglia tregon forcën e pretendentes, mposht Kroacinë në ndeshjen më të bukur të Botërorit

Në “AT&T Stadium” të Arlingtonit (SHBA) u luajt ndeshja më e fortë e grupeve të Botërorit mes Anglisë dhe Kroacisë.

Anglia fitoi me rezultatin 4-2, duke treguar se është një prej pretendenteve për trofeun.

Përsa i përket ndeshjes, në minutën e 10-të anglezët fitojnë një 11-metërsh. Harry Kane gjuan, por pret portieri kroat.

Por, VAR ndërhyn dhe penalltia përsëritet.

Në tentativën e dytë, kapiteni i “Tre Luanëve” tregohet i saktë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Kroacia reagon dhe në minutën e 36-të barazon rezultatin me Baturina, i cili godet saktë në një kundërsulm të shpejtë.

Sërish Harry Kane kalon në avantazh anglezët 2-1 me një gjuajtje me kokë në të 42’.

Emocionet nuk mbarojnë, teksa në minutën e pestë shtesë Musa barazon 2-2 rezultatin, me të cilin mbyllet pjesa e parë.

Sapo fillon fraksioni i dytë i lojës, Bellingham në një inkursion shënon golin e tretë për “Tre Luanët”.

Në minutën e 85-të Marcus Rashford realizon golin e katërt për Anglinë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-2.

MARKETING