Ancelotti: E dominuam Barcelonën në çdo drejtim

Ancelotti: E dominuam Barcelonën në çdo drejtim

Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit pas fitores ndaj Barcelonës (0-4) në “Camp Nou”, ka thënë se skuadra e tij bëri një ndeshje të madhe dhe se ka qenë e kompletuar në çdo drejtim.

“Kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi qenë të kompletuar në çdo drejtim. Vetëm kështu mund të fitosh 0-4 në këtë fushë, në këtë stadium. Gjithsesi nuk ka qenë dhe aq e lehtë sa rezultati e tregon. Kemi pasur vështirësi në daljen me top, sidomos në pjesën e parë. Unë mendoj se goli i Viniciusit në fundin e pjesës së parë ndryshoi të gjithë dinamikën e ndeshjes. Në tërësi ka qenë një ndeshje me personalitet nga ana jonë. Pastaj eksperienca ka bërë të vetën, ka rezultuar vendimtare. Energjia e të rinjve dhe eksperienca e veteranëve ishin çelësi i fitores”, ka thënë Ancelotti.
“Më vjen mirë që gjej Osasunën në finale. Ia pata thënë trajnerit të tyre në shkurt me shaka. Por ndonjëherë shakatë dalin të vërteta. Mendoj se meritojmë një festë të vogël pas këtij triumfi, sepse ishte shumë e rëndësishme arritja në finale”, ka shtuar Ancelotti.

MARKETING