Ambasadori Meidani për 8 Marsin: Përfaqësimi i drejtë i grave është themel i shoqërisë që duam të ndërtojmë

Ambasadori Meidani për 8 Marsin: Përfaqësimi i drejtë i grave është themel i shoqërisë që duam të ndërtojmë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të drejtë të grave në shoqëri. Ai ka pohuar se kur gratë janë të përfaqësuara siç duhet, e gjithë shoqëria përfiton, pasi barazia nuk është thjesht një synim, por një reflektim i drejtësisë, potencialit dhe vizionit të përbashkët.

 

Në një postim në rrjetin social X, Meidani ka shkruar: “Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kur kudo është lajtmotiv avancimi i ‘përfaqësimit të drejtë dhe adekuat’, në Maqedoninë e Veriut, falë një Kushtetute moderne, kjo është një e drejtë e garantuar. Ndërkohë që avancohen aktet normative që e sigurojnë këtë, është momenti të kujtojmë se barazia gjinore nuk është një detaj anësor, por një themel i shoqërisë që duam të ndërtojmë.”

MARKETING