Alarme për bomba te presidenca, muzetë, qendrat tregtare, gjykatat, mediat…

Alarme për bomba te presidenca, muzetë, qendrat tregtare, gjykatat, mediat…

Vila Presidenciale në Vodno, Federata e Futbollit,  qendra tregtare, Aeroporti i Shkupit dhe disa shkolla, sot kanë pranuar mesazhe kërcënuese për bomba të vendosura. Përveç këtyre institucioneve, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se kërcënime kanë pranuar   edhe Muzeu i Qytetit të Shkupit, Muzeu MMB në Adresën 11 marsi,  Muzeu Natyror i Maqedonisë, Kalaja e Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë Dimitar Vlahov 1,  Muzeu përkujtimor i Nënë Terezës, Qendra Tregtare East Gate Mall, Qendra Tregtare Biser, ndërtesa e banimit Agora Flatiron, Kullat e banimit Xhevahir, Gjykata Administrative e Maqedonisë Dame Gruev 6.  Ndërkaq, Kërcënime ka pasur   edhe për Hotel Marriottin , Hotel Aleksandar Palace, Qendra Sportive Boris Trajkovski dhe Stacioni Qendror Hekurudhor.

Nga MPB, gjithashtu deklarojnë  se janë kryer të gjitha kontrollimet e nevojshme dhe sipas tyre bëhet fjalë për kërcënime të rrejshme.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Në lidhje me denoncimet e ditës së sotme në adresa elektronike për kërcënim për mjet eksploziv të vendosur, dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme. Menjëherë pas denoncimeve të mara, nga ana e nëpunësve policorë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të nevojshme nga ekipe antiterroriste dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme”.

Kërcënime të tilla për bomba të vendosura, kanë filluar disa muaj më parë dhe deri më tani nuk është zbuluar asnjë nga kërcënuesit se nga vijnë këta denoncime. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme 10 shkolla të Shkupit, 4 shkolla të Prilepit dhe Aeroporti i Shkupit, në email adresat e tyre kanë pranuar kërcënime për bomba të vendosura, por pas inspektimit nga ana e nëpunësve policor edhe ato rezultuan të rrejshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING