Aksident në rrugën Veles-Shtip, ndërron jetë një person

Aksident në rrugën Veles-Shtip, ndërron jetë një person

Një 46-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Veles-Shtip.

Sipas informacioneve fillestare, 46-vjeçari ishte duke drejtuar një automjet të tipit “Skoda Fabia”, i cili, për shkaqe që ende nuk dihen, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra, shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Me urdhër të autoriteteve kompetente, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Në vendngjarje është kryer inspektim, ndërsa institucionet kompetente po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Më shumë informacione priten pas përfundimit të hetimit.

MARKETING