Ahmeti: Unë vij prej kobures, nuk vij prej kancellarive
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti edhe sot ka vazhduar me takimet me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, arsimit dhe intelektual në suaza të aktiviteteve “Bashkë për Europë”.
“Mund të bëjmë politika shumë të mira por nëse mbesim në proporcion shumë të lartë më zhvillimet ekonomike sigurisht që rrezikohet e gjithë ajo që bënë. Jemi përpjekur që të inkurajomë dhe ndihmojë edhe fushën e biznesit, sidomos atë vendor. U bë zona e lirë e Tetovës, që për ne ka qenë një hap shumë i mirë, investimet vazhdojnë edhe tani që po flasim. Katër investime të reja janë vetëm brenda vitit që e lamë pas, dhe vitit që fillojnë, që takime të bëjmë me të gjithë të interesuarit dhe me ato që bëjnë ekonominë e vendit. Mirëpo për sigurinë dhe stabilitetin, duheshte të mbyllet problemi me palën greke, zgjidhja e këtij problemi e bëri vendin anëtarë të NATO-s. Unë nuk dua të krekosem, nëse nuk do ndokush. Unë më kobure. Unë vij prej kobure, unë nuk vij prej ekraneve televizive, as prej kancelarive(zyrave), vij prej kësaj pjese. Por, pa e mposhtur këtë krenari, mendjemadhësi, nuk arrihet e këndshmja. Por edhe pa sakrifikuar pak, atë që është e dhimbshme, nuk arrihet e këndshmja, dhe e këndshmja është për të gjithë komunitetin.”, tha Ahmeti.