Irani akuza ndaj Trump për kontrabandim të naftës në Ngushticën e Hormuzit

Irani akuza ndaj Trump për kontrabandim të naftës në Ngushticën e Hormuzit

Shefi i sigurisë së Iranit pretendon se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka punësuar “banditë” në ujërat bregdetare të Omanit për të kontrabanduar naftë.

MARKETING

Shik.mk

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, Mohsen Rezaei pretendoi se në operacionin e kontrabandës përfshihet edhe ushtria e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe komandanti i CENTCOM-it të SHBA-së.

“Trump pretendon çdo ditë se Ngushtica e Hormuzit është e hapur, por unë në përgjigje them: ‘Ju po kontrabandoni, por ngushtica është nën kontrollin iranian dhe ne e menaxhojmë atë’”, tha Rezaei.

Rezaei shtoi se operacionet përdorin një numër të vogël anijesh të vogla për të transferuar naftë në cisterna më të mëdha teksa theksoi se Irani i shënjestron ato çdo natë.

MARKETING