Ahmeti takohet me Rokasin: Maqedonia e Veriut nuk alternativë tjetër përpos BE-së

Ahmeti takohet me Rokasin: Maqedonia e Veriut nuk alternativë tjetër përpos BE-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se ka realizuar takim me shefin e Delegacionit të BE-së, Mihail Rokas.
Në takim sipas njoftimit është biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën evropiane të RMV.
“Në takim u trajtuan në mënyrë të detajuar obligimet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka në raport me Bashkimin Evropian, si dhe përgjegjësia e institucioneve dhe autoriteteve vendore për përmbushjen e të gjitha reformave dhe detyrimeve të nevojshme drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Kryetari Ahmeti ritheksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe interes madhor shtetëror, duke theksuar se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të reformave, forcimit të shtetit ligjor, funksionimit demokratik të institucioneve dhe ruajtjes së orientimit pro-evropian të vendit, si parakushte kyçe për avancimin e procesit integrues”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

MARKETING