Ahmeti dhe Kovaçevski ia tregojnë derën, Alternativa del jashtë qeverisë

Dje kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në koordinim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin e kishte dorëzuar në Kuvend propozimin për rikonstruimin e Qeverisë, ende pa e pritur përgjigjen e Alternativës se a do të qëndrojë në pozitë apo jo.

Pas këtyre rokadave në mes partnerëve qeveritarë të LSDM-së, BDI-së dhe ASH-së, Alternativa në Qeveri do të mbetet vetëm me zv/ministrin e Kulturës, që drejtohet nga Daim Luçi, dhe mbase edhe me disa drejtori.

Ndërkohë, sonte kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, tha se partneret e deridjeshëm nuk patën durim ta kumtojnë lajmin nëse ata do të mbesin apo do të dalin nga Qeveria.

Gashi tha se në janarin e viti 2022, kur vendit i duhej, ata kanë marrë vendim të guximshëm për tu bërë pjesë e Qeverisës.

MARKETING