Afati i reformave po afron, LSDM: VMRO-DPMNE nuk po i përmbush premtimet për BE-në
Kanë mbetur edhe 8 ditë deri më 1 qershor, afati që Hristijan Mickoski kishte përmendur për përmbushjen e reformave të planifikuara.
Opozitarja, LSDM, thotë se këto reforma nuk janë realizuar ende dhe se afati po afrohet pa rezultate konkrete. Sipas tyre, një pjesë e rëndësishme e reformave lidhet me ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e pakicave, që janë të nevojshme për vazhdimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian.
LSDM akuzon se VMRO-DPMNE nuk po i zbaton reformat sepse ato kërkojnë ndryshime të thella në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.
Sipas tyre, në vend të përparimit drejt BE-së, vendi rrezikon të mbetet i bllokuar në procesin e integrimit.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Mickoski nuk po i përmbush premtimet e dhëna për reforma dhe se qytetarët do ta shohin këtë pas skadimit të afatit.

