Mevlan Ademi: Takimi me ministrin e Drejtësisë ishte monolog, pa përgjigje konkrete

Mevlan Ademi: Takimi me ministrin e Drejtësisë ishte monolog, pa përgjigje konkrete

Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Debat në Shenja” duke folur me takimin që kanë patur brenda me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, tha se ajo që ndodhi brenda nuk kishte ndonjë përgjigje konkrete ndaj pyetjeve të cilat ato i kanë parashtruar.
Ademi tha se kur kanë pyetur për provimet tjera të cilat janë në kuadër të ministrisë së drejtësisë, për provimin për përmbarues, sipas tij nuk është bërë asnjë hap në drejtim të rregullimit të kësaj çështje.
“Kur pyetnim se pse është baza ligjore që edhe këto dy provime nuk mund të mbahen në gjuhën shqipe, nuk kishte përgjigje ligjore, përgjigja ishte arsyetim se në një vend tjetër shkilet ligji dhe duhet edhe këtu duhet të shkilet ligji”, tha Ademi.
Ai shtoi se ka patur shumë pika të ngjashme që kanë bërë që studentët atë takim ta konsiderojnë si monolog.
“Kemi tentu shumë që të gjejmë një pikë të përbashkët, një pikë ku mund të ecim para, një pik kompromisi edhe nga ana jonë edhe nga ata e tyre se ne e dimë se gjërat nuk mund të ndodhin për një ditë, por ka tre vite që shtyhet kjo punë dhe ne jemi ende në pikën fillestare pa asnjë hap konkret para”, deklaroi Ademi.

MARKETING