Ademi për Balancuesin: Keqpërdorimet ishin raste të izoluara

Ademi për Balancuesin: Keqpërdorimet ishin raste të izoluara

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, në emisionin “Debat në Shenja”, është pyetur nëse ishte më mirë kur vendi kishte Balancuesin apo tani. Ademi tha se Balancuesi përfaqësonte një mekanizëm institucional dhe sistemor për përcjelljen e përfaqësimit, duke theksuar se BDI kishte kërkuar që ky mekanizëm të rregullohej me ligj.

“A është më mirë të kemi një mekanizëm institucional e sistemor që e përcjellë përfaqësimin institucional, apo duhet të shtyhemi me muskuj. Prandaj për Balancuesin çka na thonin? Thanë që ka qenë pa ligj, ne do ta bëjmë me ligj”, tha Ademi.

I pyetur për pretendimet se gjatë kohës së BDI-së janë kërkuar para për një vend pune, Ademi kërkoi që çështjet e tilla të trajtohen përmes rrugëve institucionale dhe të shihet konteksti i plotë i përfaqësimit etnik.

“A ka rrugë institucionale të adresohen këto çështje. A ka mundësi ta bëjmë një hap prapa dhe ta shohim mozaikun e plotë. Nga 0.2% në 22.6%. A është dashur që të funksionojë diçka që të arrijmë deri këtu. A ka pasur raste të izoluara të keqpërdorimit të deklarimit etnik, për nevoja të punësimit. Ka pasur. Por ato janë raste të izoluara. Nuk ka qenë problem Balancuesi”, tha Ademi.

MARKETING