Ademi: BDI paralajmëroi për rreziqet ekonomike dhe ndikimin rus, bizneset shqiptare u lanë jashtë kredisë hungareze

Ademi: BDI paralajmëroi për rreziqet ekonomike dhe ndikimin rus, bizneset shqiptare u lanë jashtë kredisë hungareze

Arbër Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, në emisionin “Debat në Shenja”, ka paralajmëruar për rreziqet politike dhe ekonomike me të cilat, sipas tij, po përballet Maqedonia e Veriut. Ai tha se qëndrimet e BDI-së fillimisht janë përqeshur, por më pas janë vërtetuar, duke përmendur paralajmërimet për ndikimin rus dhe orientimin evropian të vendit.

“Jo rrallë qëndrimet e BDI-së janë përqeshur në fillim, por pastaj të gjithë kanë ardhur te e njëjta pikë e konstatimit. Po e shohim edhe deklaratën e kryeministrit. Ne kur kemi thënë jo Rusisë, po Evropës, të tjerët na kanë thënë të rrimë rahat. Ju e shihni, jo më larg se sot Aleksandar Dugin, ideologu i Rusisë së madhe, sot ka pasur një status për një botë tripolare, ku bota do të ndahet mes Amerikës, Rusisë dhe Kinës. Pra, ne për të gjitha këto rreziqe kemi paralajmëruar, që opinioni të jetë i vetëdijshëm me këto rreziqe që përballet Maqedonia e Veriut. Deri dje thuhej se jemi vendi i tretë për nga rritja ekonomike, si mundet që nga rritja ekonomike të na presë një dimër i vështirë”, tha Ademi.

Ai gjithashtu rikujtoi paralajmërimet e BDI-së lidhur me kredinë hungareze, për të cilën, sipas tij, është hapur hetim. Sa i përket pretendimeve të oponentëve politikë se kjo kredi po shfrytëzohet për investime në komunat shqiptare, Ademi ngriti pikëpyetje për përfituesit e mjeteve dhe përfaqësimin e bizneseve shqiptare.

“250 milionë eurove janë dhënë bizneseve, cili biznes shqiptar ka fitu. A ka pasur të interesuar po. A janë refuzuar nga bankat. Çka janë këto arsyetime. Në Akademinë për politikë, thonë nuk pat të interesuar shqiptar. Po ashtu edhe në Akademinë ushtarake”, tha Ademi.

MARKETING