Abdiu: Ekonomia e rëndë e rriti edhe numrin e lojtarëve bixhozit
Kryetari i Lëvizjes Antibixhoz Xhemal Abdiu, duke komentuar hulumtimi e Institutit për Shëndet Publik, i cili u publikua në dhjetor të vitit të kaluar, sipas të cilit, 25% e nxënësve kanë luajtur bixhoz në 12 muajt e fundit nga publikimi i hulimtimit, tha se rritja e numrit të kazinove pranë shkollave ka ndikuar të kemi këto shifra alarmante,
“Rritja e numrit të objekteve të lojërave të fatit dhe reklamimi i ashpër kushtimisht të them, ekonomia e rëndë, e rriti edhe numrin e lojtarëve kryesisht te fëmijët. Kështu që, ne nuk ishim në gjendje që të mund t’i mbrojmë fëmijët nga këto objekte që janë shumë afër duke i joshur ata fëmijë që të mos harxhojnë ushqimin ditor që i jep prindi, këto e kanë luajtur nëpër bastore. Prandaj, është rritur edhe numri i bastoreve edhe vlera e harxhuar”, tha Abdiu.

