Kujtohet vepra e hoxhë Nexhmedin Bajramit: Kosovën e promovonte edhe në vitet e okupimit
Hoxhë Nexhmedin Bajrami, simbol i dashurisë për Kosovën dhe atdheut që në vitet e ’90
Një kujtim i veçantë rikthen në vëmendje veprën dhe përkushtimin e hoxhë Nexhmedin Bajramit nga Kumanova, i cili edhe gjatë viteve të ’90-ta, në kohën kur Kosova ende nuk ishte çliruar, shprehte hapur dashurinë dhe krenarinë për atdheun.
Gjatë studimeve në vendet arabe, ai kishte përgatitur një tabelë me mbishkrimin “Republika e Kosovës” në tri gjuhë. Në një kohë kur Kosova përballej me okupimin, kjo tabelë u bë simbol krenarie për studentët shqiptarë, të cilët mblidheshin pranë saj.
Sot, ky gjest mbetet një dëshmi e guximit, vizionit dhe dashurisë së hoxhë Nexhmedin Bajramit për Kosovën dhe kombin shqiptar. Një vepër që dëshmon se dashuria për atdheun nuk njeh kufij dhe se identiteti kombëtar ruhet e kultivohet në çdo kohë dhe në çdo vend.
Në këtë 28 Nëntor, Ditën e Flamurit, kujtimi për të merr një domethënie të veçantë.

