(VIDEO) Festa e flamurit – Shqiptarët shënojnë 28 nëntorin, ditën e pavarësisë

(VIDEO) Festa e flamurit – Shqiptarët shënojnë 28 nëntorin, ditën e pavarësisë

“Atmosfera festive me rastin e 28 Nëntorit tashmë ka filluar në shesh. Flamujt kuqezi që valëviten gjithandej, muzika shqipe dhe emocionet e shumta kanë krijuar një atmosferë të veçantë festive. Madje, as moti i paqëndrueshëm nuk arriti t’i ndalojë qytetarët të dalin për të kremtuar këtë ditë të rëndësishme për kombin shqiptar”.

28 Nëntori, një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, edhe këtë vit është shënuar me aktivitete festive, këngë, valle popullore, monolog kushtuar festës dhe pjesëmarrje të qytetarëve. Manifestimi i organizuar në shesh mblodhi qytetarë të shumtë, të cilët iu bashkuan festimeve përmes aktiviteteve të ndryshme për ta shënuar këtë datë të rëndësishme. Për qytetarët e pranishëm, kjo ditë mbart një rëndësi të veçantë, ndërsa ata ndajnë emocionet, urimet dhe mesazhet e tyre në këtë përvjetor të festës kombëtare.

 

28 Nëntori mbetet një nga datat më të shënuara në historinë e popullit shqiptar. Më 28 nëntor të vitit 1912, në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke shënuar një kthesë historike në rrugëtimin e shqiptarëve drejt shtetësisë. Më shumë se një shekull më vonë, kjo datë vazhdon të kujtojë sakrificën, përpjekjet dhe aspiratat e brezave për liri dhe pavarësi. Dita e Flamurit mbetet një moment reflektimi mbi historinë, sakrificën dhe rrugëtimin e popullit shqiptar, por edhe një rast për të përcjellë mesazhe urimi dhe krenarie ndër breza.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING